Qeveria e Pandeli Evangjelit – sipas burimeve diplomatike të kohës

Qeveria e Pandeli Evangjelit

Qeveria e Pandeli Evangjelit, e cila u reformua në fillim të vitit 1933 qëndroi në pushtet gjatë gjithë vitit 1934. Përbërja e saj në fillim të vitit është si më poshtë:

  • Pandeli Evangjeli: Kryeministër / Vasil Avrami: Ministër i Drejtësisë / Musa Juka: Ministër i Brendshëm dhe Ministër në detyrë i Ekonomisë Kombëtare / Xhafer Vila: Ministër i Jashtëm / Mirash Ivanaj: Ministër i Arsimit  Publik / Sandër Saraçi: Ministër i Punëve Publike

Pati vetëm një ndryshim gjatë gjithë vitit. U vendos që gjatë verës të bëhej një emërim i përhershëm në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare. Portofoli iu besua z.Dhimitër Berati, më parë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Vlerësimi i cilësisë së anëtarëve të Kabinetit

Vlerësimi i cilësisë së anëtarëve të Kabinetit, bërë në raportin e vitit të kaluar, qëndron akoma.

Pandeli Evangjeli, Kryeministri, ndërsa vitet kalojnë – po kryen vitin e tij të pestë në atë post- po bëhet edhe më solemn, më i mbyllur dhe më këmbëngulës. Cilësitë e tij të mira çarmatosin kriticizimin; është i ndershëm, me paraqitje të jashtme të këndshme dhe mjaft i përgjegjshëm për detyrën që kryen.

Musa Juka, Ministër i Brendshëm, ka cilësi që kundërshtojnë metodat e tij të pakëndshme turke për sigurimin e rendit, sepse ai zotëron energji të pashtershme dhe njeh shumë mirë jetën e brendshme të vendit. Por është revoltuese vendi që ai i lë spiunazhit dhe organizimit të intrigave si një mjet për të siguruar respekt ndaj autoritetit.

Ministri i ri i Ekonomisë Kombëtare premton të jetë një aset i mirë, edhe pse duket pak i mërzitshëm dhe i rëndë, përsëri ka aftësi të admirueshme pune, zotëron gjithashtu njohuri për çështjet ekonomike dhe një logjikë të mirë.

Për ministrin e Punëve të Jashtme, Xhafer Bej Vila, duhet të themi se, edhe pse i mungonte guximi, krahasuar jo vetëm me Mbretin Zog, por edhe me kolegë të tij, veçanërisht me më të çarturin ndër ta Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit, aktivitetet e të cilit në fushën e shkollave private bënë që Shqipëria të turbullonte marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e saj – ai arriti të vendoste marrëdhënie miqësore me përfaqësuesit e huaj me të cilët e lidhte puna, dhe të cilët çmonin sinqeritetin e qëllimeve të tij dhe vështirësitë e pozicionit të tij.

Foto kryesore: Grup deputetësh duke dalë nga Pallati Mbretëror (godina e sotme e Akademisë së Shkencave). Deputetët mbajnë veshje kombëtare, të cilat ishin prodhuar enkas për ta për t’u përdorur në ditë festash. Në qendër, me frak, Pandeli Evangjeli, Kryetar i Parlamentit dhe në krah të tij Koço Kota, Kryeministër.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.