Pushtimi Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar Autor Ilir Ikonomi

Pushtimi Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar Autor Ilir Ikonomi

Materiali arkivor është mbledhur dhe përkthyer nga Ilir Ikonomi

Redaktor Valbona Nathanaili Botues UET Press f. 202 ISBN 978-9928-4181-9-7 Çmimi 800 lekë

Materialet dokumentare të këtij libri janë nxjerrë nga Arkivi Kombëtar amerikan në College Park, Maryland, U.S.A. (NACP).

Titujt e raporteve të ministrit Hugh G. Grant në origjinal: Minister’s resume of the last days of King Zog’s regime in Albania, the Italian military occupation and subsequent events. (May 24, 1939, NACP, 875.00/520); Minister’s supplementary and final report on the Italian occupation of Albania. (July 25, 1939, NACP, 765.75/585)

PËRMBAJTJA

Pjesa e parë: NJËMIJË E NJË NETË SHQIPTARE. Në Tiranë / Legata në Rrugën e Elbasanit / Para, intriga dhe festime / Shenja dëshpërimi / Kumbari.

Pjesa e dytë: MINISTRI GRANT RRËFEN PUSHTIMIN.  Komploti / Mbreti i përlotur / Kryqëzimi / Një Itali e dehur / Shfaqje me kukulla / Hallkat e një zinxhiri / Kushtetuta e dhuruar /Aneksimi është i plotë / Epilog / Shënime / Dokumente / Foto.

“Kjo mënyrë jetese me traditat e lashta ishte kërcënuar, papritur, nga një popull i huaj me aeroplanë dhe me të gjitha mjetet e tjera të luftës moderne” Hugh G. Grant

Rreth librit

Nga Ilir Ikonomi

Ky libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Zoti Grant ishte emëruar ministër fuqiplotë në Shqipëri në vitin 1935 dhe pas disa vjetësh i qëlloi të bëhej dëshmitar i një ngjarjeje tronditëse, zbarkimit ushtarak italian në portet shqiptare më 7 prill 1939, që shënoi edhe fundin e qeverisjes së Mbretit Zog.

Disa javë pas pushtimit, diplomati amerikan shkroi një raport të gjatë përgjithçka që pa me sytë e tij dhe ia dërgoi shefit në Uashington, Sekretarit të Shtetit Cordell Hull (Kordell Hall). “Po jua dërgoj për informacionin tuaj dhe për arkivin”,- i shkruante ministri Sekretarit të Shtetit. Ai e plotësoi dëshminë me një raport tjetër, më të shkurtër, ku përshkruante periudhën deri në fund të korrikut 1939, në prag të mbylljes së legatës amerikane, si pasojë e aneksimit të Shqipërisë nga Italia. Zoti Grant e kuptonte rëndësinë e arkivave dhe kishte bindjen se raportet e tij mund të ndihmonin për të ndriçuar këtë pjesë tëhistorisë. “Ndoshta një ditë këto shënime mund t’i hyjnë në punë sadopak ndonjë studiuesi të kërrusur, që gërmon në historinë e ngritjes dhe rënies së një mbretërie”, – shkruante ministri.

Besoj se mundimi nuk i shkoi kot. Në vitin 2010, kur bëja kërkime në Arkivin Kombëtar amerikan në College Park, Maryland, i gjeta këto raporte të strukura mes shumë dokumenteve të tjera në pritje për t’u zbuluar. Kishin kaluar më shumë se shtatëdhjetë vjet nga koha kur ishin shkruar. Natyrisht, një vlerë e padiskutueshme e materialeve të tilla është se ato qëndrojnë shumë afër kohës së ngjarjeve dhe na sjellin fare pranë burimit. Prandaj mendoj se rrëfimi i paanshëm i ministrit Grant u shtohet, me dinjitet, dëshmive të tjera për 7 prillin.

Në raportet e tij ministri Grant trajton kryesisht ngjarjet e 7 prillit dhe zhvillimet që pasuan. Mu duk me vend që, para se t’i paraqisja lexuesit dëshminë e diplomatit, të bëja një përshkrim të atmosferës në vitet dhe muajt përpara mësymjes italiane mbi bazën e dokumenteve historike dhe dëshmive të tjera.

Libri përmban foto dhe një shtojcë me dokumente. Click për të parë, të plotë, informacionin që Ministri amerikan në Tiranë, Hugh G. Grant, i dërgon Uashingtonit me rastin e takimit me Shefqet Vërlacin.

Click për të parë, të plotë, letrën që Ministri amerikan në Tiranë, Hugh G. Grant, i dërgon Sekretarit të Shtetit, me rastin e mbylljes së legatës Amerikane në Shqipëri, më 26 qershor 1939.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.