Programi Saber-Tooth Nga J. Abner Peddiwell (1939)

Programi Saber-Tooth

Nga J. Abner Peddiwell (1939)

Pak prezantim

New -Fist është një karakter i sajuar nga autori, që përdor “planfikimin së prapthi” për të hartuar një program që do ndihmojë fëmijët e fisit t’i rezistojnë të ftohtit e kafshëve grabitqare që i rrethojnë, si dhe të aftësohen në gjetjen e ushqimit.

Saber-Tooth është një lloj tigri (shih linkun https://en.wikipedia.org/wiki/Saber-toothed_cat).

Qasja që përdoret është “mësojmë duke bërë”.  Kurrikula e New-Fist mund të quhet e suksesshme, sepse mëson aftësi që janë të dobishme për anëtarët e fisit dhe ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre. Shkruar me humor në vitin 1939, edhe sot shërben si një shembull i shkëlqyer se si duhet të jetë një program shkollor. Autori i vendos ngjarjet në periudhën e gurit.

Programi Saber-Tooth

New – Fist ishte mësues dhe filozof i shkëlqyer i kohës së gurit.

Një ditë, ndërsa shikonte shikonte fëmijët e fisit të luanin me kocka, shkopinj e guriçka shumëngjyrësh, kuptoi se duhej t’u mësonte aftësi e teknika që t’i ndihmonin për të përftuar më shumë ushqim, strehim, veshmbathje dhe siguri, me një fjalë, një jetë më të mirë.

New – Fist krijoi një plan pune:

  • për të siguruar ushqim dhe strehim, njerëzit e fisit duhet të mësonin të peshkonin pa pasur gjë në duar, të qëllonin me kamzhik dhe të rripnin kuajt e vegjël leshtorë
  • që të jetonin jashtë çdo rreziku, njerëzit e fisit duhet të mësonin si të largonin tigrat Saber-Tooth me zjarr.

Kështu, New-Fist zhvilloi programin e parë. Ai përbëhej nga tre tema themelore:  kapja e peshkut me dorë, goditja e kuajve leshtorë dhe trembja e tigrave Saber-Toth me zjarr.

New-Fist u zhvilloi fëmijëve këto tema dhe ata u kënaqën me këto lloj aktivitetesh më shumë se nga loja me guriçkat shumëngjyrëshe.

Vitet kalonin dhe të gjithë fëmijët e fisit sistematikisht përgatiteshin për këto 3 aftësi. Fisi ishte i lumtur dhe i sigurt.

Gjithshka do të kishte qenë mirë dhe historia mund të përfundonte këtu, sikur të mos ndodhte një gjë e paparashikuar: fillimi i Epokës së re të Akullit, e cila krijoi një akullnajë të madhe që shtrihej deri poshtë tek fisi.

Akullnaja i turbulloi aq shumë ujërat e përrenjve, sa ishte e pamundur për njerëzit të zinin peshk pa përdorur diçka; uji i shkrirë i akullnajës e ktheu tokën në kënetë dhe kuajt e vegjël leshtorë u larguan për në vende malore dhe të thata. Ata u zëvendësuan nga antilopa të ndrojtura dhe të shpejta, me nuhatje aq të fortë për rrezikun, sa asnjë nuk mund t’u afrohej për t’u hipur. Dhe, së fundi, sikur të mos kishin mjaftuar vetëm këto të këqia, rritja e lagështirës së ajrit i bëri tigrat Saber-Tooth të prekeshin nga pneumonia dhe të ngordhnin. Ndërkohë, tigrat u zëvendësuan nga një rrezik edhe më i madh, arinjtë e egër polarë, të cilët nuk kishin frikë nga zjarri. Begatia dhe siguria u shndërruan në kujtime të largëta për fisin që vuante.

  • Vazhdoni historinë.
  • Mendoni se duhen mbajtur, edhe në situatën e re, temat e mëparshme?

Foto kryesore: Apokalips, 10 000 vjet përpara Krishtit

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.