Portokalli fluturues rrëfen historitë e tij. Përrallë për fëmijë e këdo tjetër   

Portokalli fluturues rrëfen historitë e tij. Përrallë për fëmijë e këdo tjetër   

Autor Johan Galtung, Ilustrimet Andreas Galtung

Përktheu nga anglishtja: Valbona Nathanaili

Redaktorë: Eleni Laperi, Adriatike Lami / Botues: UFO Press, Tiranë

Titulli në original: En flyveappelsin forteller / Design: Janniche Engelsen / Kitty Ensby
© Johan Galtung and Andreas Galtung / Kolofon Forlag AS / ISBN 978-82-300-0344-2/ OSLO 2007

Përmbledhje sipas autorëve

Portokalli Fluturues udhëton kudo në botë e vëzhgon sjelljen e qenieve njerëzore dhe dëgjon historitë e zënkave e mosmarrëveshjeve të tyre. Edhe kur bëhet fjalë për diçka kaq të thjeshtë, sa ç’është ndarja e një Portokalli. Por, ka njerëz që dinë shumë mirë se ç’do të thotë të ndash një Portokall dhe më të zgjuarit ndërmjet tyre, gjejnë shumë zgjidhje. Mëso prej tyre dhe bëhu më i zgjuar se ç’janë shumë politikanë sot.

Kjo është historia e Portokallit Fluturues. Një rrëfenjë nga e cila mund të mësojnë të gjithë. Nuk ka rëndësi nëse jeni fëmijë apo i rritur. Veçanërisht do e rekomandonim për prindërit kur venë fëmijët në gjumë. Ëndrrat e tyre do të jenë më të bukura.

  • Ne besojmë se fëmijët janë të zgjuar e shumë të aftë të mësojnë nga kjo mënyrë e paraqitjes së konflikteve. Eksperienca jonë e gjatë me fëmijët në Norvegji e vërteton këtë gjë. Fëmijët shpesh mund të mësojnë të rriturit, nëpërmjet mënyrës së tyre të konceptimit të problemeve. Ne mund të rekomandojmë edhe një mënyrë më direkte, duke lexuar librin “Transendencë & Transformim – një hyrje në mënyrën e funksionimit të konfliktit” Johan Galtung, botuar në shqip nga UFO Press.

 Autorë

Johan Galtung, lindur më 1930, Oslo, Norvegji, është ndërmjetës për zgjidhjen e konflikteve. Ai është profesor në disiplinën e studimeve mbi paqen dhe themelues i Transedencë: Rrjeti për Paqe dhe Zhvillim. Galtung ka publikuar më shumë se 100 libra. Autobiografia e tij ka marrë çmimin më të madh që jep letërsia Norvegjeze – Çmimin Brage. Galtung jeton në Francë, Spanjë, SHBA dhe Japoni (Kioto).

Visit www.transcend.com

Andreas Galtung, lindur më 1958, Oslo, Norvegji, është avokat dhe djali i Johan Galtung. Ai është specialist në Qendrën Norvegjeze të Kërkimeve për Ligje dhe Kompjutera pranë Universitetit të Oslos dhe ka botuar një sërë librash nga fusha e Medias dhe të Drejtës Ndërkombëtare. Andreas ka ilustruar edhe një libër tjetër për fëmijë, të titulluar Onkel (Xhaxhai) si dhe ka botuar një novelë, Professorene (Profesorët).

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.