MENDIMET E JAVËS: Si mbushet shtylla? Nga DON VASI (Hil Mosi)

MENDIMET E JAVËS: Si mbushet shtylla?

Nga DON VASI (Hil Mosi)

I dashuri drejtuer i së përkohëshmes Orë!

Më parë, vinj të ju kërkoj ndjesë se përsè fjalën Orë, që ësht titulli’i së përkohëshmes së juaj, nuk e përdora në formën e çquarë, por të paçquarë.
Besoj se do të më ndjenji për ket guxim! Unë nuk jam i pari që po e bënj një gabim të tillë. Si e dijni edhe zotrija juaj, këtu e disa kohë më parë në qytetin t’onë botohej një gazetë politike, e cila, me gjith që drejtorin e sajë e kish një njieri të përmendur në fushën e letërsisë, titullin e fletores së vet e përdorte në formën e paçquarë… Prandaj edhe unë, nga ana e ime protestonj rreptësisht, që ju e kini patur guximin titullin e rivistës së juaj t’a përdorni në trajtën e çquarë Ora e jo Orë!

Besonj se në ketë pikë që të dy jemi të një-mëndje edhe ju nuk keni se ç’të më përgjigji! Dhëntë Zoti të jetë kështu e jo ndryshme, se atëherë do të më shtrëngoni të ndodhem edhe unë nd’atë gjëndjen t’uaj të vështirë, përpara radhonjësit (me gjith që radhë e radhonjës shkruhet me dy rr, unë për solidaritet po e shkruanj me një r) të shtypëshkronjës, që të më qëndrojë përpara si “xhelat”, duke kërkuar “lëndë”: – Pra gjeri këtu kam shpresë se u muarën vesh edhe me jue edhe juve nuk ju mbetët se ç’të më përgjigji! – Pastaj cili ësht ai, që përgjigjet me fajin e tij?!

Në Nr. 4 të rivistës Orë, mu në faqen 11 pashë një rëfenjë tragjike, (tragjike ndofta nga shkaku se fjala rëfenjë ësht e shkruar me një r), e titulluar “Kërshëndellat”, ku fjala poterë në trajtën e çquarë ësht e përdorur me dy rr poterra, kur se fjala harruar ësht e përdorur me një r! Pandehe ndofta zotni drejtuar, se unë do të ju pyes shkakun e kësaj anomalije? Jo kurr! Unë e dij që ju, me atë cilësin’ e një advokati, që kini, do të më thoni: Hiqnjanji një r asaj fjale, q’e ka tepër edhe vinjani asaj q’e ka mëngu!

Pastaj ankoheni zotëri-a juaj për rradhonjësin, që ju kërkon lëndë! Ju e shihni edhe vetë, se në faqen 12 të rivistës s’uaj Nr. 4, në shtyllën e dytë në të parin paragraf fjala bankoja, e cila ka dy gabime orthografije, si në shkronjën e parë që ësht p në vent të b, ashtu edhe në shkronjën e katërtë që ësht g në vent të k. Mundet që ju do të më përgjigji duke thënë se fjala pangoja ësht shkruar mirë nga shkrimtari, po se rradhonjësi ka bërë një gabim-shtypi duke e rradhosur; po me gjith atë unë nuk do të hesht pa ju përgjigjur me një pyetje: Mirë se bëri një gabim me shkronjën b, të cilën e këmbejti ndë një p, po shkronja k, si mundi të këmbehet me shkronjën g? Pastaj ngjitur me pangon ndodhet edhe fjala turinj, që ësht e shkrojtuar me dy rr turrinj! Po kësaj ç’i thoni?
Më pastaj në faqen 15 e 16 gjith t’atij numri, nën titullin “E kremtja e Kërshëndellave” shihet fjala lugat, që në shumorin përdoret lugetë e lugetët, kur se fjalët që fundojnë nd’at, si lugat, shtrat, surrat, deputat, delegat, kunat, etj. (me ndonjë përjashtim) në shumorin ndrrohen nd’etër, si: lugetër, shtretër, surretër, deputetër, delegetër, kunetër, etj. Në mest të këtyre etj. munt të futni edhe advoketër, etër, mëzetër, etj. (Edhe me që shkrova edhe për ndonjë përjashti, nuk më rrihet pa e dhënë ndonjë shëmbull, si: Hargatët, Kroatët, Gurbatët – me gjith që munt të thohet edhe Gurbetrit, pallatet, katet, sahatet, etj.)

Po sa q’e kisha sosur perjodhin e fundit, më paraqitet miku i im z. X., edhe në një habitje më pyet: Po ç’po shkruani kështu?
Një artikull për të përkohëshmen Orë, i u përgjigja.

Po a nuk e dini ju, – m’a priti z. X. – se për shkrime të gjata duhen 2 franga ar për shqyrtim, e ky shkrim qenka tepër i gjatë, aqë sa ndofta munt të ju kërkojnë edhe 4 franga ar për shqyrtim?

Nuk është për shqyrtim – j’a këtheva unë -. Ky shkrim ësht i kushtuar shtyllës së Orës “MENDIMET E JAVËS”. Un shpresonj që do të më paguhet… edhe shtrënjt! – A nuk e kënduat ju, se radhonjës’i i shtypëshkronjës kërkon gjithnjë lëndë? Ora besonj se do të jetë mjaft e kënaqur, që unë nuk i kërkonj asgjë për shqyrtimin, që i bëra shkrimeve të saja, edhe shpëtova nga tmer’i rradhonjësit, i cili me një arrogancë i qëndron përpara si xhelat!

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.