Ligji “Mbi rregullimin e orëve të punës në industri për të vegjëlit dhe për femnat”

Ligji “Mbi rregullimin e orëve të punës në industri për të vegjëlit dhe për femnat”

Përgatiti për botim: Valbona Nathanaili

Ligji ka datën 19 maj 1936, përmban 17 artikuj dhe hartohet nën kujdesin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Et-hem Toto.

Sipas artikullit 1:

  • Ndalohet të marrunit në shërbim ose të venit në punë e të vegjëlve nën moshën 14 vjeç në stabilimenta publikë ose privatë. Përjashtohen nga kjo dispozitë ato stabilimenta industrialë të cilët punohen vetëm prej pjesëtarëve të një familje. Për efekt të kësaj dispozite, quhet punë të marrunit në shërbim të të vegjëlve në çdo lloj pune, të kryem kundra një shpërblimi, ose të kryem në nji mënyrë të rregullshme qoftë edhe pa shpërblim.

Po ashtu, ligji nuk lejon marrjen në punë, natën, për fëmijë që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe të femrave në çfarëdo moshe që të jenë, me përjashtim të atyre ku shërbejnë vetëm pjesëtarët e një familjeje dhe kur këto vende “nuk janë të rrezikshme, të ndyhta e inkomode dhe kur puna nuk bahet me kazanë avulli ose me motorë teknikë” (artikulli 4). Ligji përjashton nga këto dispozita gratë që mbajnë “pozita dirizhimi të cilat implikojnë përgjegjësi dhe që nuk janë të angazhuara për punë krahu të zakonshme” (artikulli 6) dhe rastet kur puna kryhet nga nxënësit në shkollat profesionale, por me kusht që “këto punime të jenë të lejueme dhe të mbikëqyrura prej autoritetit zyrtar” (artikulli 2).

Foto kryesore: Djem të strehës vorfnore duke punuar.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.