Librat dhe leximi në rrëfimin e farmacistes & shkrimtares Ada Çapi

Ada Çapi

Kam përfunduar studimet e larta për farmaci, por nëse leximi do tё ishte profesion, them që kam edhe profesionin e lexuesit. Jam nga Zagoria e Gjirokastrës, pikërisht nga fshati i Andon Zakos, ose siç thotë ime mё (qё ёshtё edhe ajo zagorite), “Jemi andej nga ku njerëzit flasin mbrapsht”. Ç’potitin pёr tё treguar dashuri, ironizojnë kur duan të urojnë! Fiks si tek “Pёrrallё nga e kaluara”! Në vitet 80-90 jetonim në Lezhё, në kohën kur lindte gazeta “Koha” (sot “Koha jonё”), kur Ndoc Gjetja hynte me ndrojtje në rrethin letrar të gjimnazit tё lexonte poezitë e tij, kur Agim Isaku shkruante “Ti je e bukur” , kur Preç Zogaj shkruante poezitë qё edhe sot i di përmendsh.

Ky ёshtё brumi nga i cili jam gatuar!

Fëmijëria ime ka rrjedhur mes gjërave qё duheshin e gjërave qё doja (kjo e fundit ishte gjithmonë leximi). Në moshën njëzetvjeçare u dashurova, që korrespondon me vitin 1991! Me mbarimin e studimeve, emigrojmë të dy në Itali. Mund tё them se me gjithë vёshtirësitё e emigracionit, – qё nuk t’i kursen askush, – Italia mё hapi sytё. Tё lexuarit nё italisht mё njohu me kaq shumë shkrimtarё, kaq shumë zëra nga gjithë bota qё nuk i njihja! Edhe sot e kësaj dite, pjesën më të madhe të autorëve kam kёnaqёsinё e pafund t’i lexoj nё italisht. Im bir, Drini, ka lindur nё Itali, si pёr dёgjuar aty rrjedhën e lumit mё tё lashtё tё tokёs time. U ktheva nё Tiranё pas shumё vitesh dhe pikërisht atëherë shkrova romanin tim tё parё, “Morphina”. Tani jetoj familjarisht nё Amerikё, me mendje dhe zemër nё rrugicat e Tiranës qё pulsojnë ende te unё.

Cilët libra qëndrojnë mbi komodinën tuaj, pranë shtratit, dhe presin të lexohen përpara gjumit?

Ada Çapi: Mbi komodinë qёndrojnё ata libra qё nuk hyjnё dot nё e-bookun tim dhe qё janё shumё “tё rёndё” pёr tё lëvizur, si muret e shtёpisё: gjithçka e Migjenit, poezitë e Mikele Marit, poezi nё shqip, Kadareja. Por nuk janё kёta ata qё domosdoshmërish lexoj para se tё fle. A lexohet “Bukuria qё vret” pёrgjumёsh?

Kur nuk kam në dorë ndonjë roman bashkëkohor, më pëlqen shumë tё lexoj tregime para gjumit. E adhuroj tregimin: mё ngjan me njё sonatë, me njё kёngё apo arie me gjatёsi perfekte. Falё e-bookut qё mban shumë tituj, zgjedh tregime tё ndryshme, pёr shembull, njё nga Buzzati, tjetrin Carver, njё Çehov dhe tё fundit, njё Auslander! Ёshtё si tё udhёtosh me njё fshesё magjike nga njёri cep i botёs te tjetri, tё tё pёrshkrojё trupin magjia e Buzzatit, tё tё fshikullojё ftohtёsia perfekte e Carverit, tё tё fusё (akoma!) nё mendime Çehovi e tё tё vjedhë njё buzëqeshje ironie Auslander… tё gjitha kёto, nё pragun e ditёnatёs! Sa Piter Pan qё mbetemi ne lexuesit!

Kur dhe ku lexoni?

Ada Çapi: Kudo, nё trenin qё shkoj nё punё, duke pritur nё njё zyrё, nё plazh… Tregimin e fundit e kam lexuar duke pritur djalin të mbaronte stërvitjen. Kam gjithë jetёn qё ёndёrroj poltronёn perfekte pёr tё lexuar, por tashmё, me ritmin e jetёs qё bёj, jam dorëzuar. Mё vjen turp ta them po fundin e njё eseje qё mё rrёmbeu, e kam lexuar njё mёngjes nё farmaci! Në këtë moshë kam ndryshuar mёnyrёn e tё lexuarit, kam hequr dorё mё nё fund nga leximi impulsiv bulimik, sikundër e quaj unё. Kam hequr dorë edhe nga leximi njёherёsh, i pakontrolluar, i disa librave. Mё merrte shumё vëmendje qё mё duhej pёr punën! Ama kam mësuar tё pёrdor Kindle dhe audiolibrin qё mё lejojnë tё lexoj kudo e nё çdo kohё.

Cili ёshtё libri i fundit qё keni lexuar dhe iu ka ardhur keq qё e mbaruat?

Ada Çapi: “Auggie Gren Christmas story”, vepër e një autori bashkëkohor amerikan, Paul Auster. Pas kaq kohe qё nuk mё ndodhte, m’u desh tё mbushesha me frymë pasi e mbarova. Njё tregim paksa i gjatё, shkruar pothuajse pa ngjyra, por qё me thjeshtёsinё vrastare tё librit perfekt tё ngre peshë kur nuk e pret. Ёshtё libri i dytё i kёtij autori qё mё pёlqen dhe qё mё konfirmon edhe njё herë se autorëve tё mёdhenj, unё u pëlqej libra “tё vegjёl”. Sё fundmi, me tezën se mosha të bën selektiv, kam patur fatin tё lexoj shumё libra tё mirё.

Çfarё gjinie libri preferoni nё pёrgjithёsi tё lexoni?

Ada Çapi: Gjithçka kam nevojё, pёr tё gjitha llojet, siç kam nevojё pёr cdo ushqim! Kthehem tek poezia si ai qё ka lёnё cigaren dhe ndjek me erё tymin; mё rrёmben njё roman qё ka zemёr, ngjyra, jetё; mё intrigon pa fund tregimi. Kohёt e fundit mё ka tërhequr shumё eseja, ёshtё kaq e pasur me mendim sa pothuajse nuk ka nevojё pёr formё. E fundit qё lexova, “The Game” e Bariccos, ishte si njё bimё e egёr qё rritet pa pikё uji. Njё mrekulli!

Ah edhe diçka: lexoj dhe ndjek shume media on line, media sociale, me një fjalë, gjithçka qё prodhon interneti. Ёshtё shumё interesante tё vёsh re, se nё mes tё njё lumi mediokriteti, ka zёra qё i japin ngjyra, interpretim, jetё dhe puls tё vetin edhe kronikёs. Mendoj se ajo që ka lindur me dhunё, rritet mё shpejt, siç rriten fёmijёt e dhunshёm, njё farё ironie qё kulmon me autoironi rrjeti. Qё fshikullohet, bastardohet, pёrqeshet, po prapё ngelet. Janё fenomene kaq interesante sa edhe informuese, kaq bashkëkohore sa edhe shpjeguese, tё ndryshimeve gjigante qё po pёrjetojmё.

Cili ka qenё libri mё i preferuar pёr ju kur ishit fёmijё? Ndonjё personazh qё ju ka shёrbyer si model?

Ada Çapi: Nuk kam lexuar shumё libra pёr fёmijё dhe, po ashtu, nuk kam lexuar kurrё fumeti! Leximin e kam filluar me Dyma, Dikens, Hygo. 14 vjeç kam rёnё nё dashuri me Marquez, dhe qё atёhere lexoj pothuajse çdo vit “Kronikё e njё vdekje tё paralajmёruar” (dhe gjej çdo vit njё nuancё qё mё ka shpёtuar mё parё!). Ka shumё personazhe qё mё kanё rritur, mё kanё bёrё kjo qё jam, po nё se do zgjidhja vetёm njёrin, zgjedh Odisenë. Nuk besoj se mund të gjesh, nё letёrsinё e shkruar tё re apo tё vjetёr, njё figurё aq komplekse, qё mendon, udhёheq, dashuron, vuan dhe sfidon Perёnditё si ai.

Cili ёshtё libri qё mund t’i ktheheni e ktheheni vazhdimisht?

Ada Çapi: Pёr mua qё mё pёlqen narrativa, shkrimtarёt janё mendje edhe mё e vlefshme se dijetarёt. Sidomos në periudha tё ndryshimeve gjigante si kёto qё po pёrjetojmё, interneti, globalizmi dhe lufta qё u bёhet nga interesat e ngushta, por shumё tё fuqishme ekonomike. Më intrigon mendimi, imagjinata dhe ёndёrrat qё flenё nё kokat e shkrimtarëve mё fantazioze tё planetit, lidhur me faktin se si do t’i shkojё filli njerëzimit, ku e gjejnë ata ҫelёsin e sё ardhmes.

Pёr shembull, tё lexosh Fallacin menjёherё pas 11 Shtatorit 2001, intervistat e saj si gazetare dhe, pas tyre, edhe “Letёr njё fёmije tё palindur”, nuk ka tё paguar! Ose tё lexosh Grossmanin qё shkruan pёr luftёn, pasi i ka vdekur i biri nga njё predhë, apo tё lexosh Palahniuk pёr tё kuptuar qё edhe trash-i ka shpirt qё pikon gjak! Pra, mё shumё se tё rilexoj tё njёjtёn vepёr vazhdimisht, mё tёrheq tё lexoj autorё qё dua, nё kontekste tё ndryshme. Pёr shembull, kam lexuar radhazi dy Stephen King, tё parin ku fantazon shfrenueshёm nё 22/11/63 dhe, menjёherё pas tij, “On writing”, qё pёr mua ёshtё libri mё i sinqertё dhe i ndjerё ku njё shkrimtar rrёfehet mё shumё se jep kёshilla narrative.  

Kjo mё tёrheq mё shumё, spektri 360 gradё i mendjeve mё tё bukura qё fantazojnё, ёndёrrojnё, zemёrohen, dashurohen e rrёfehen publikisht pёr ne lexuesit.

Nёse do ju kёrkonin t’i rekomandonit njё libër Presidentit tё Shqipërisё?

Ada Çapi: Me shumë dashamirësi, më pëlqen t’i lejoj vetes luksin e rekomandimit të një libri të mirë vetëm tek miqtë. Nuk di që Presidenti i Shqipёrisё të ketë një profesion tjetër veç politikës. Por nё se do tё duhej, do t’i rekomandoja “The uncommon reader”, tё Alan Bennet. Me humorin tipik british, autori tregon se si njё ditё tё bukur, vetё Mbretёresha e Anglisё ra nё njё telash tё madh qё mezi e mbante tё fshehur dhe, pёr mё tepёr, i merrte kohё tё çmuar nga protokolli mbretёror: u dashurua me librat, falё njё shitёsi ambulant!

Kush ёshtё shkrimtari i ditёve tona qё ju admironi mё shumё?

Ada Çapi: Ai qё shkruan me zemёr. Sot botohen kaq e kaq libra dhe, falё globalizmit, Kundera mund tё lexohet edhe nё Meksikё! Sigurisht qё, përsëri falё globalizmit, na diktohen shijet. Për shembull, shitet mё shumё “L’amica geniale” e Ferrantes se sa kryevepra e saj (pёr mua) qё ёshtё “L’amore molesto”. Admirimi im shkon tek gjёrat qё bёhen me zemёr. Dashuri, keqardhje, urrejtje, trishtim, mall… mjaft tё gjesh diçka tё tillё nё njё libёr dhe ai libёr ka zёnё rrёnjё te unё pёrgjithmonё.

Cili është libri i fundit që ju ka bërë për të qeshur? Po libri i fundit që ju ka bërë të derdhni lot?

Ada Çapi: Libri i fundit qё mё ka bёrё tё qesh ёshtё njё autor amerikano-izraelit qё ka autoironinё tipike tё Woody Allen. Quhet Shalom Auslander dhe ironia ёshtё Zoti i tij.

Për të qarë? Nuk ёshtё tamam njё libёr, ёshtё vetёm njё pjesё, ose mё pёlqen tё them njё skenё, sepse ashtu e shoh tё gjallё nga libri i Harpёr Lee, “Zogu pёrqeshёs”. Skena kur nё oborrin e burgut, tё jatit avokat i kёrcёnohet jeta dhe vajza e vogёl, u rikthen ndërgjegjen e humbur atyre qё kanё ardhur pёr tё vrarё me pyetjet mё tё pafajshme nё botё. Nuk qava, por mbylla librin. Kur dëgjon Bethovenin, ke nevojё pёr ajёr, ashtu kisha nevojё pёr ajёr nё atё skenё.

Çfarë ju frymëzon për të shkruar?

Ada Çapi: Tё shkruarit ёshtё si njё dallgё. Lind diçka nga e përditshmja, njё trazirë, ndjesi, diçka qё turbullon ujërat. Ushqehet me mijëra histori tё vogla qё lёvizin njёherёsh, nё drejtime tё ndryshme, duke lёnё shenjё e duke ushqyer dallgёn. Derisa njё ditё, dallga ngrihet. Kërkon të thotё diçka. Kërkon të tregojë. Kërkon të lejё gjurmё.

Jam gjithnjë në kërkim të gjurmëve dhe, në mos mundsha tё ngre njё dallgё tё madhe, ndoshta do mjaftohem me turbullimin e ujërave.  

Cilat histori ju tërheqin më shumë?

Ada Çapi: Ato ku jeta ёshtё afёr vdekjes. Jam ballkanase, normale! Ato ku njerëzit kanё rrёnjё qё i duan, i urrejnë po nuk i shkulin dot se janё tё ngulura thellё nё tokёn ku kanё lindur. Pastaj mё tёrheqin shumë gojёdhёnat, tregojnë shumё pёr njё popull. Do tё fryjnё erëra tё forta, do tё shkulen pemë, pushtohen e çlirohen territore, do tё kalojnë shekuj e derdhen shumë ujera, dhe gojёdhёnat… jo, ato nuk ndryshojnë, sepse kanё brenda tyre ADN-nё e njё kombi.

Ka ndonjë shkrimtar që ju e vlerësoni, por mendoni se të tjerët nuk e vlerësojnë si duhet?

Ada Çapi: Plot! Nё pёrgjithёsi, njerёzit janё konformistё nё tё lexuar. Nuk preferojnё tё lexojnё shkrimtarё tё rinj dhe blejnё klasikёt. Besoj që nёse librat do tё kushtonin mё pak (gjё qё shpresoj tё realizohet me librin elektronik), njerëzit do tё mrekullohen duke njohur autorë tё rinj qё vizatojnë me ngjyra tё papara akoma.

Cili është libri më i bukur që ju kanë bërë dhuratë?

Ada Çapi: “100 poesie d’amore a Lady Hawky” e Mikele Marit. Ma ka dhuruar im shoq. Vlen mё shumё se njё bizhu.

Nëse do ju kërkonin të shkruanit një biografi, kë figurë do të zgjidhnit?

Ada Çapi: Interesante! Besoj se do tё doja tё shkruaja pёr njerëzit qё heshturazi ndryshojnё botёn, jo pёr ata mё tё famshmit. Pёr shembull, do tё doja tё shkruaja pёr mjekun qё u kthye nga Amerika pёr tё bёrё kardiologun nё Shkodёr, pёr mёsuesen qё shkon shtёpi mё shtёpi pёr tё mёsuar fёmijёt e ngujuar. A ka gjё mё tё madhe?

Cili është libri që rekomandoni se duhet lexuar “me patjetër” nga të gjithë?

Ada Çapi: Çdo gjё e shkruar ja vlen tё lexohet. Edhe parashikimi i motit, edhe media on-line, edhe FB, çdo gjё! Tё mos harrojmë qё vetëm pak kohë ka kaluar nga zhdukja e analfabetizmit masiv. Mjafton tё lexojmё, tё shprehemi, qoftë edhe me mendime pa vlerё. Mes nesh, do të dimё mё pas tё gjejmё mendje të afta të na udhëheqin. Qofshin kёto edhe diametralisht tё kundërta. Kjo ёshtё pёr mua tё qenit i lirё.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.