“Kali, Dreri dhe Gjuetari”, fabul nga Ezopi

Kali, Dreri dhe Gjuetari

Fabul nga Ezopi

Shqipëroi: V. Nathanaili

Na ishin njëherë një Kalë, një Dre dhe një Gjuetar. Por një ditë, Kali u grind me Drerin. I vendosur për të marrë hak, kërkon ndihmën e Gjuetarit.

Gjuetari pranoi, por vuri kushte:

“Nëse dëshiron vërtet të fitosh ndaj Drerit, duhet të më lejosh ta vendos këtë copëz hekuri në gojë, ndërmjet nofullave, që të mund të të orientoj me ndihmën e frerëve. Po ashtu, duhet të më lejosh ta vendos shalën në kurrizin tënd, që të mund të qëndroj mbi ty ndërsa ndjekim armikun”.

Kali i pranoi të dyja kushtet!

Kështu, Gjuetari rregulloi mirë e mirë kapistallin, u ul në shalë dhe, të dy bashkë, u nisën të luftonin me drerin. Dhe fituan!

Në këtë çast, Kali i drejtohet përsëri Gjuetarit:

“Tani që fituam, të lutem m’i hiq këto gjëra nga trupi dhe nga goja.”

“Jo kaq shpejt, miku im”, u përgjigj Gjuetari. “Tashmë që të kam nën kapistall dhe mamuze, preferoj të të mbaj në këtë gjendje.”

.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.