Java e diversitetit kulturor 3-10 prill  

Java e diversitetit kulturor 3-10 prill  

Mbrëmje kulturore live – Qendra Kulturore “Tulla”, 7 prill 2017 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, e cila festohet çdo 8 prill, PNUD dhe Bashkia Tiranë, organizuan një mbrëmje kulturore rome live më datë 5 prill 2017. Aktiviteti ishte pjesë e projektit “Fuqizim ekonomik dhe social për romët dhe egjiptianët, – shtysë për përfshirje sociale”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Social dhe Rinisë.

Aktiviteti u organizua në Qendrën Kulturore “Tulla”. Kujtim Likzelia paraqiti një përmbledhje të shkurtër të muzikës dhe të valleve rome në Shqipëri, mjeshtri Pëllumb Izeti ndu me të pranishmit disa sekrete rreth punimit me thupër, ndërsa Meleqe Rrënja foli me dashuri për profesionin e mësuesit që e kishte ushtruar për shumë vite me radhë. Marinela Isufi recitoi në anglisht poezinë e saj me titull “Roma, I am”. Shumë të rinj romë, të punësuar nga PNUD në programe një vjeçare praktikash profesionale, treguan përvojat e tyre në shkollë dhe në punë, ndërsa emocionet më të mëdha dukej se i kishin ata që kishin ardhur për t’i mbështetur dhe kishin mbushur sallën plot. Më pas, muzikë nga grupi i mrekullueshëm Romanipè Band dhe këngëtari i tyre me zë tenori që interpretuan këngë tradicionale rome të përpunuara nga vetë ata, koktej dhe një dokumentar realizuar me histori suksesi, – njerëz të punësuar aty ku më parë e shihnin të pamundur.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe një kënd i veçantë për artizanët romë nga shumë rajone të Shqipërisë, të cilët jo vetëm kishin sjellë punimet e tyre për t’i ekspozuar, por me materiale në duar, punonin objektet karakteristike për kuriozitetin e të pranishmëve: Raxhi Abedini, Valbona Kodra, Luljeta & Pëllumb Izeti, Enver Mustafaj, Arben & Luljeta Qazimi,

Në këtë fazë, një ndër 4 qëllimet kryesore të këtij projekti të PNUD, Bashkimit Europian dhe MMSR konsiston në dhënien e asistencës të rinjve romë, – por jo vetëm, sepse një nga folëset në dokumentar ishte mbi të dyzetat, – në gjetjen e një pune apo internship-i të përshtatshëm, në përputhje me kualifikimet a ëndrrat e tyre nëpërmjet skemave të ndryshme të nxitjes së punësimit. Spektri i përfituesve të projektit ishte shumë i gjerë: nga persona pa arsim apo me nivel mestar arsimi, në mjekë, gazetarë, infermierë, veterinerë, mësues, punonjës terreni etj. Shumë shpejt projekti fillon dy faza të reja, edhe më ambicioze dhe sfiduese, atë të mbështetjes së bizneseve të vegjël të romëve apo egjiptianëve, si dhe klasat kundër analfabetizmit, të përshtatura sipas nevojave dhe tipareve të grupeve të disavantazhuara në Shqipëri.

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.