Iliria dhe diskutimet për etimiologjinë e emrit – viti 1937

Iliria dhe diskutimet për etimiologjinë e emrit – viti 1937

Më 29.10.1937, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Abidin Nepravishta (Prefekt i Durrësit më 1927), i kërkon Ministrisë së Arsimit se si shkruhet fjala “Ilir”, meqenëse sheshi i ministrive ishte pagëzuar me këtë emër.

Por duket se edhe Ministria e Arsimit e ka të vështirë të japë një përgjigje të prerë për ortografinë që duhet ndjekur në shkrimin e kësaj fjale. Në përgjigjen që i dërgon zotit Nepravishta, Ministria shprehet:

  • Shkencëtarët nuk kanë mundur ende me shpjegu etimologjikisht këtë fjalë. Shkrimtarët e vjetër grekë e shkruajnë “Illyris” dhe, ndonjëherë, edhe “Illyria”, kurse romakët e latinizojnë, duke përdorur formën “Illyricum”. Sikurse shihet, të dyja palët e shkruajnë me “y” dhe me dy “l”, formë kjo që i’a ndryshon krejt tingullin, në qoftë se do t’a përdornim po në atë formë edhe në shqip.
    Prandaj ky dikaster është i mendimit që të mos përdoret forma e vjetër në tërësinë e saj, por të ndryshohet duke i’u përshtatur gjuhës së sotme. Në këtë rast do të shkruhej, pra “Sheshi Iliria”.

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.