Franca – Profil kulturor 

Franca – Profil kulturor 

Përshtati: Valbona Nathanaili 

Sipas Moran R., T. et al. (2007), francezët priren të besojnë se vlerat e vërteta të jetës rrjedhin nga parime ose ligje universale. Esenca e këtyre vlerave ka rëndësi për ta. Motoja e Republikës Franceze është “Liri, barazi, vëllazëri”, vlera që shkojnë përtej të gjithave e frymëzojnë shumë francezë.

Shoqëria franceze është shumë e shtresëzuar, me klasa shoqërore të përcaktuara më së miri. Klasa shoqërore dhe statusi social ka rëndësi në Francë. Ky i fundit përcaktohet nga çfarë je. Shenja të jashtme që lidhen me statusin social janë niveli i edukimit, një shtëpi me arkitekturë të bukur, njohuritë rreth letërsisë dhe arteve të bukura, si dhe paraardhësit, – kush e çfarë kanë qenë.

Francezët janë miqësorë dhe me humor, kanë dëshirë të admirohen dhe paraqesin interes për dikë që paraqet pikëpamje të kundërta me ta. Të mos jesh dakord me pikëpamjet e një francezi, do të thotë mundësi për debat, i cili zakonisht mbyllet me shprehje të formës “Ishte bukur të bisedonim bashkë, shpresoj të shihemi së shpejti”.

Fjala “konkurrencë” nuk nënkupton konkurrencë në Francë, as në jetën e përditshme, dhe as në punë, përveç se në sport. Francezëve ju pëlqen koha e lirë dhe socializimi, por nëse keni lënë takim me një francez dhe vonohet, nuk duhet të mërziteni, – të jesh vonë në një takim, me përjashtim të drekës, nuk është subjekt debatesh e pyetjesh që fillojnë, kryesisht, me pse. Ushqimi është shumë i rëndësishëm. Nëse ju ftojnë për drekë a darkë, ai që bën ftesën zakonisht paguan dhe bën edhe rezervimin e restorantit. Nëse ju ftojnë në shtëpi, duhet ta vlerësoni si shenjë respekti dhe e mira është të çoni
një dhuratë, ku preferohen vera dhe lulet (jo trëndafilë, dhe as krizantema, sepse janë të përshtatshme për funeral).

Pushimet vjetore të tyre zgjasin deri në 5 javë; puna jashtë orarit pothuaj nuk njihet. Ajo që ka rëndësi është cilësia e jetës. Kur bisedoni me një francez mos u lëvdoni dhe evitoni pyetje me karakter personal, sepse nuk u pëlqejnë dhe, në përgjithësi, u shmangen. Me francezët nuk duhet të bisedosh për paratë ose për rrogën, sepse puna, rroga dhe të ardhurat janë personale dhe jo puna e të tjerëve.

Kur takohen shtrëngojnë duart dhe bëjnë një kontakt të shkurtër me sy; nëse takohen me një femër, është ajo që duhet të zgjasë dorën e para. Kërcitja e gishtave gjykohet si vulgare. Janë aq krenar për gjuhën, sa presin që çdo i huaj t’u drejtohet në frëngjisht. Nëse nuk jeni i sigurt në frëngjishten tuaj,
fillojeni bisedën më një shprehje kortezie e keqardhjeje, të tipit “Më vjen keq që nuk mund të shprehem ashtu si dua në gjuhën tuaj të mrekullueshme”.

Kanë thënë:

Alexis de Tocqueville

Francezët përbëjnë kombin më të shkëlqyer dhe më të rrezikshëm në Europë, si dhe kandidatin më të kualifikuar për të qenë objekt admirimi, urrejtjeje, mëshire e terrori, por kurrsesi indiference!

Richard Chessnoff, autor “Arroganca franceze”

Si një amerikan që jetoj në Francë, e ndjej se cilësia e jetës së përditshme që kam këtu është shumë më tepër se ajo që më ofrohet në shtëpinë time në ShBA.

  1. Andrea “A Divided Self – A Survey of France”The Economist, 16 nëntor 2002

Francezët kanë ngecur tmerrësisht keq në pikën që me çdo kusht duhet të gjejnë vendin që ka Franca në Europë … ose çdo të thotë të jesh francez… Franca ka problem me identitetin. Mendoj se ka nevojë për kurajo për të ripërkufizuar veten.

Në foto kryesore: Faksimile e shënimeve të mbajtura për biografinë e kandidatit për Ambasador të Francës, Andre Millot.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.