Disiplina në punë dhe përgatitja e mësuesve, 1921

Disiplina në punë dhe përgatitja e mësuesve, 1921

Burimi: Valbona Nathanaili

Në përpjekje për të reformuar shkollën, Ministri i Arsimit, Sotir Peci (11 korrik 1921 – 16 tetor 1921, në qeverinë e koalicionit të kryesuar nga Iliaz Vrioni), nxjerr një urdhër për paraqitjen në punë të mësuesve, përgatitjen e tyre dhe kujdesin që duhet të tregojnë ndaj nxënësve .

Urdhër

Pas kësaj, mësuesit detyrohen të venë në veprim të poshtëshënuarat:

  • Në kohën e përgatitjes, në çdo rend, duhet të ketë mësues, të rrijë bashkë me nxënësit për të mbajtur qetësinë dhe për të dhënë shpjegime kur kërkohet nga prej ndonjë prej nxënësve.
    Nga hera, në funt, të bëjë 10 minuta mbi pastrimin, sjelljen, bindësi, paqllëkun: pastrimin e rrobave, këpucëve, leshrave, thonjve, qafën etj.; si të ecin udhës, salutime, të shikuarit, të mbajturit e kohës etj.; si të rrinë në tryezën e të ngrënit me prindërit, si të hanë me lugë e pirinj dhe të mos ndoten; të mos pijë raki ose verë se këto i sjellin dëm trupit, gojës, stomakut e mendjes (të sillen shembull pijanecët).
  • Në çdo shkollë, rendi më i madh të përkujdeset për një kopësht lulesh rreth shkollës, duke vënë të gjithë nxënësit nga 20 qindarka, për të blerë veglat e duhura. Përkujdesja do të bëhet në kohën e zbavitjes dhe të pushimit.
  • Përkujdesuni të shtoni diturinë me libra shqipë ose me tjatër gjuhë që të dini.
  • Mos harroni pedagogjinë: tua shpjegoni mësimet mirë me gojë, jo me libra në sy. Pregatituni që mbrëmanet për tërë mësimet që kini për t’u dhënë të nesërmen. Pyetni për çdo gjë që nuk dini. Ndiqni diturinë dhe drejtësinë që të quhi të ditur dhe të drejtë.

Foto e dytë: Ministri i Arsimit, Sotir Peci (13 korrik 1873 – 10 prill 1932)

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.