Diplomatët francezë në Tiranë – Andre Millot

Diplomatët francezë në Tiranë

Ambasadori i parë francez në Tiranë, pas Luftës së Dytë Botërore, është Guillaume Georges-Picot, i akredituar si Ministër Fuqiplotë i Francës në Shqipëri më 14.1.1946. Ambasadori mbërrin në Tiranë, së bashku me të shoqen, më 5 mars 1946. President i Qeverisë së Përkohshme të Republikës Franceze është Felix Gouin. Më 12.7.1946 zëvendësohet nga Guy Menant, ish-ambasador në Algjeri. President i Qeverisë së Përkohshme të Republikës Franceze është Georges Bidault. Në të njëjtë kohë, Kryeministër i Shqipërisë, Ministër i Punëve të Jashtme (pas 9 shkurtit 1946) dhe i Mbrojtjes Kombëtare është Enver Hoxha.

Në kohën që në Francë si Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë shërbente z. Javer Malo, Franca dërgon Andre Millot si Ambasador të saj në Shqipëri. Ambasada jonë në Paris dërgon informacion për kandidatin për Ambasador të Francës, Andre Millot. Të dhënat biografike për Andre Millot, kandidat për ambasador i Francës në Tiranë janë sa më poshtë.

Andre Millot (sipas faksimiles që paraqitet edhe në foton kryesore)

Lindur 19 mars 1913. Diplomuar në drejtësi dhe laureat i shkollës së shkencave politike. Nga 1945 deri më 1950 ka qenë në administratën qendrore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga 1950-1954 ka qenë atashe ambasade, pastaj sekretar i parë në
Budapest. Nga 1954-1956 ka qenë në drejtorinë e Europës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga 1956-1958 sekretar i Ambasadës në Helsinki. Nga 1958-1960 në drejtorinë e Europës. Nga 1960-1962 në drejtorinë kulturore e teknike. Nga 1962-1969 konsull i gjithanshëm i Francës në Frankfurt. Nga 1969-1972 shef i seksionit diplomatik i Institutit të Studimeve të Larta dhe Mbrojtjes Kombëtare.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.