Collapse: How societies choose to fail or succeed. Autor Jared Diamond

Collapse: How societies choose to fail or succeed: Revised Edition Autor Jared Diamond

Kolaps është zgjedhur si ‘Libri më i mirë i vitit’ nga ‘The Washington Post’, ‘The Boston Globe’, ‘Los Angeles Times’, ‘San Francisco Cronicle’, ‘The Economiser’ dhe ‘Discover Praise’.

Kanë thënë për librin:

The New York Times Book Review: I jashtëzakonshëm në erudicion dhe origjinalitet, imponues në aftësinë e tij për të lidhur pandemonium-in digjital të së tashmes me lulëzimin bujqësor, sot të shuar, të së kaluarës së largët.

Los Angeles Times: Lexuesit e kuptojnë që në faqen e parë se ky lexim do të jetë një udhëtim i gjatë. Asnjë lexues s’mund të ankohet që Diamond-i ka sjellë një grup shembujsh shumë të kufizuar kronologjikisht ose gjeografikisht. Diamond-i […] ka vizituar shumicën e vendeve të cituara në këtë libër, shpesh duke qëndruar për muaj ose vite dhe ato që shkruan për to dhe për popullsitë e tyre është e informuar dhe e ngjyrosur në atë mënyrë që të përfshin me këndvështrimet personale. Islandezët […] mësuan të përballen me realitetin dhe të përshtateshin me të jetuarit brenda limiteve të mjedisit të tyre. Jared Diamond ka shkruar një libër që do të na ndihmojë edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë.

The Boston Globe: Me Kolaps, Jared Diamond-i ka shkruar një përshkrim tepër tërheqës për kolapsin e civilizimeve nëpër botë… Lexuesi nuk mund ta lëshojë nga dora këtë libër, pa e vrarë mendjen nëse edhe ne po ndjekim po atë rrugë ku kanë ecur edhe civilizimet e tjera që dështuan. Çdo lexues i Kolaps do ta mbyllë librin me bindjen se është koha për të ndërmarrë veprime konkrete për të shpëtuar planetin tonë.

Robert D. Kaplan, ‘The Washington Post’: Në një botë që vlerëson gazetarinë live, ndihet nevoja në rritje për autorë që të japin pamje të mëdha, si Jared Diamond, i cili mendon historikisht, por edhe nga ana hapësinore, përmes një sërë disiplinash, për t’u dhënë kuptim ngjarjeve që gazetarët mund të duket se po i mbulojnë në thellësi, por që në fakt nuk e arrijnë… Faleminderit qiellit që ekziston dikush i staturës së Diamond, i gatshëm për t’i thënë këto.

Newsweek: Diamond i bën të kaluarën dhe të tashmen të jenë sinjale paralajmëruese për të ardhmen.”

People: Duke ngërthyer historinë komplekse dhe shkencën në një prozë interesante, Diamond na kujton se, ata që e injorojnë historinë, janë të destinuar ta përsërisin atë.

The New York Times: Të marra së bashku, Armë, mikrobe dhe çelik dhe Kolaps përfaqësojnë një nga projektet më kuptimplota të nisura nga një intelektual i brezit tonë. Këta janë libra të mrekullueshëm: të jashtëzakonshëm në erudicion dhe origjinalitet, imponues në aftësinë për të lidhur pandemonium-in digjital të së tashmes me lulëzimin bujqësor, sot të shuar, të së kaluarës së largët. I kam lexuar të dy, duke menduar si mund të ishte letërsia, nëse çdo autor do të dinte kaq shumë, do të shkruante kaq qartë dhe do të formulonte argumente me kaq kujdes.”

Nature: Lexim esencial për çdokënd që nuk ka frikë të zhdukë iluzionet e veta, nëse kjo do të thotë se ata do të ecin drejt së ardhmes me sy të çelur.

San Jose Mercury News: Në çdo listë të mendjeve brilante sot në botë, Diamond-i gjendet në të.

Scientific American: Lexoje këtë libër. Do të të ndryshojë ty dhe do të të bëjë të mendosh.

James R. Karr, University of Washington: Në librin Armë, mikrobe dhe çelik, Jared Diamond udhëheq marshimin tonë nëpër historinë njerëzore, që fillon afro 15000 vjet më parë. Në veprën e tij brilante Kolaps, Diamond e vazhdon këtë udhëtim duke shqyrtuar, edhe në detaje, historinë magjepëse të shoqërive të ndryshme që zgjodhën të rrënohen ose të kenë sukses. Ngjarjet që kanë ndodhur gjatë gjithë historisë së njerëzimit, Diamond i lidh me ngjarjet në Ruanda dhe Australi, në Kinë dhe Montana, duke na paraqitur, në të njëjtën kohë, edhe mësime praktike për botën në të cilën jetojmë e cila, gjithmonë sipas autorit, ka nevojë të ripërkufizojë, sa më shpejt të jetë e mundur, progresin.

Rober H. Waterman, bashkëautor në librin “Në kërkim të ekselencës”: Në ishullin e vetmuar të Pashkëve njerëzit injoruan natyrën. Ata ndërtuan monumente të çuditshme në nderim të vetvetes, me synimin për të garantuar trashëgiminë në brezat e mëpasëm. Shoqëri të tjera kanë bërë e po vazhdojnë të bëjnë pak e shumë të njëjtën gjë. Në këtë libër të mrekullueshëm, hulumtues dhe të shkruar me kaq mjeshtëri, Jared Diamond jep në detaje forcat që i çuan në kolaps dhe na tregon çfarë duhet të bëjmë për të shmangur krizat. Nipërit e mbesat tona duhet të kenë besim tek ne, duhet të dinë të na lexojnë e të na kuptojnë.

Peter Bellwood, Universiteti Kombëtar i Australisë: Mesazhi elokuent dhe i formuluar me mençuri i Jared Diamond shkon përtej nostalgjisë për një botë të pashfrytëzuar dhe të virgjër. Ai shtjellon mësimin e arkeologjisë dhe historisë për rrënimin se gjërat mund të shkojnë keq për njerëzimin edhe nëse synimet janë të mira. Ky libër duhet të lexohet nga të gjithë ata që vërtet e kanë shqetësim gjendjen e sotme të shoqërisë njerëzore.

Louis Putterman, Universiteti Brown: Jared Diamond nuk ka asnjë rival në mënyrën e tij të shartimit të historisë me shkencën dhe me një prozë magjepëse. Në librin tij të ri që keni në dorë, mësimi që na servir nga katastrofat e mëparshme është nevoja urgjente për të shmangur shkrirjen globale të vetë civilizimit tonë.

Charles Redman, Universiteti shtetëror i Arizonës: Nëse shoqëritë e kaluara kaq të talentuara, të fuqishme dhe me kaq besim në vetvete nuk mundën të shmagnin rrënimet, si do të mundim t’ja dalim ne? Lexo këtë libër dhe do të mund të mbushesh me një fije shprese. Përmes krahasime të shkëlqyera, të nivelit më të lartë, me situatat e ditëve tona moderne, si dhe duke e fokusuar vëmendjen në zonat me kërcënim pothuaj të pashmangshëm, ky libër do të mund të ndryshojë ndoshta rrotën e historisë.

Bill Lewis, drejtor emeritus në Institutin Global McKinsey dhe autor i librit “Fuqia e produktivitetit”: Kjo histori gjithëpërfshirëse na tregon se mënyra si po trajtohet sot, në ditët tona, mjedisi në tokën tonë, është e njëjtë me mënyrën si e trajtuan shoqëritë e kaluara, të cilat u rrënuan. Nga ana tjetër, është një libër që të mbush me shpresë.

Paul R. Ehrlich, Universiteti i Stranford-it, bashkëautor në librin One with Nineveh: Për herë të parë në historinë e njerëzimit po përballemi me një kolaps global ekologjik. Në këtë moment tepër të rëndësishëm të historisë sonë, Diamond na fton të marrim një udhëtim fantastik për të parë civilizimet e kaluara, të cilat u përballën me të njëjtat kërcënime që na kanosen edhe ne sot. I shkruar me mjeshtëri dhe në vijimësi të klasikëve të mëparshëm, Shimpazeja e tretë dhe Armë, Mikrobe dhe çelikKolaps të imponohet me mprehtësinë me të cilën na tregon si mund të shmangim fatin e zymtë të shoqërive të kaluara që nuk mundën të tejkalojnë sfidat e tyre mjedisore.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.