“La Quinta” Autor Alberto Frasher

 La Quinta”  Autor Alberto Frasher

Botues: Europa Edizioni, Roma, 280 faqe.

Mё 22 qershor 2018, në libraritë e Italisë, doli nga shtypi romani i autorit Alberto Frashër, qё trajton jetёn e qytetarit dhe, nё veçanti, atё të artistit  në kohёn e regjimit komunist nё Shqipёri.

Karakteri universal i teëse, cilёsia artistike e trajtimit tё saj, si dhe pёrkushtimi i ndjerё i autorit pёr Shkodrёn e lashtё dhe bijtё e saj që nё krye tё librit, e shndёrrojnё në njё vepёr tё rёndёsishme pёr kohёn tonё.

Parathënie (përshtatur në shqip)

Sipas autorit, parathënia e librit, përpos synimit formal, në këtë rast ka edhe një tjetër: tё familjarizojë lexuesin e huaj me sfondin historik tё ngjarjeve, qё zhvillohen, kryesisht, në dy qytete, Shkodёr dhe Tiranё.

La Quinta

Ky roman ashtё njё tribut i autorit pёr qytetin antik tё Shkodrёs dhe bijtё e saj qё, edhe nё mungesёn e lirisё, kanё ditur tё dashurojnё, tё besojnё e tё shpresojnё. Vepra e pafund e tyre nё shekuj ka patur si fill rrёfyes traditёn kulturore tё krahinёs, edhe kur dhuna e regjimit totalitar kёrkonte ta shndёrronte shpirtin krijues tё bijve tё saj nё instrument tё propagandёs. Ky libёr synon tё nderojё kujtimin e shumё njerёzve tё fesё, tё qytetarёve tё ndershёm, tё artistёve dhe intelektualёve qё u dёnuan, internuan e pushkatuan si kundёrshtarё tё mundshёm tё regjimit komunist, shprehje e tё Keqes Absolute tё kohёve moderne. 

*          *          *

Edhe pse kanё kaluar tre dekada nga rёnia e murit tё Berlinit, bota perёndimore nuk po arrin tё çlirohet nga njё krizё qё zor se mund ta quajmё tё natyrёs thjesht ekonomike. Tej vёshtirёsive ekonomike ashtё pёrshtypja e njё krize ekzistenciale qё lidhet me vlerat dhe me modelin e jetёs sonё. Njё model i shoqёrisё tashmё i vjetёruar, sepse është tej mase i grryer nga koha. Shumё tё Vёrteta, qё deri dje i besonim si tё qёndrueshme, sot i shohim tё shёmben e, mё pas, edhe tё perёndojnё.

Shekulli i kaluar krijoi njё eksperiment gjigant, absurd e tё dhunshёm, qё besonte tё çlironte njeriun duke ua ndarё varfёrinё qytetarёve nё pjesё tё barabarta. “Tё gjithё tё barabartё pёrpara ligjit”. Jeta, Universi dhe evolucioni i tij konsistojnё nё spontanitetin e diferencave qё, nga ana e tyre, krijojnё lёvizjen, zhvillimin, konfliktin, luftёn dhe paqen.

E ardhmja ka pak kuptim e mundёsi tё realizohet pa njё referim historik e kulturor. Do tё ishte si tё ecёsh mbi ujё. Njohja dhe kuptimi i thellё i tё kaluarёs janё absolutisht tё nevojshme pёr tё krijuar vetёdijen e qytetarit pёr njё ide e projekt tё sё ardhmes. Nё dy dekadat e fundit, evolucioni, pёrsosja e rendit demokratik janё frenuar nё favor tё nostalgjive tё sё kaluarёs. Kriza e thellё e kohёs sonё e shtyn qytetarin tё rijetojё njё lloj nostalgjie tё tё kaluarёs.

Kam njohur, nga pёrvoja personale e drejtpёrdrejtё, totalitarizmin e regjimit komunist dhe kam mbetur i prekur thellё pёr shumё arёsye.  Njё nga problemet mё tё ndёrlikuara mendoj tё jetё raporti i pushtetit me universin kulturor tё kombit e, nё mёnyrё tё veçantё, me shkollёn dhe artin. Mendimi i lirё i qytetarit zen fill dhe formohet, piqet spontanisht nё hapёsirёn ndёrmjet shoqёrisё dhe propagandёs sё regjimit apo tё pushtetit, nё pёrgjithёsi. Nё kёtё evolucion funksioni i artit ashtё themelor. Tё gjithё, porsa marrin nё dorё pushtetin, synojnё ta kufizojnё ndikimin e artit dhe  ta shndrrojnё atё nё njё aleat tё politikёs, tё ideologjisё dominuese dhe tё propagandёs.  Pikёrisht nё kёtё hapёsirё kritike luhet jetёgjatёsia e çdo forme tё totalitarizmit. Raporti mes pushtetit dhe instinktit krijues tё qytetarit bёhet konfliktual dhe kjo, sikundër dёshmojnё pёrvojat, ashtё e paevitueshme nё çdo kohё e nё çdo vend.

Pas rёnies sё nazifashizmit, arti me format e shumta tё tij e ka rivizituar realitetin dhe vuajtjet e shkaktuara nga dy prej totalitarizmave mё mizore tё historisё. Nё rastin e regjimeve totalitare tё Lindjes Europiane, pёrkundrazi, mbretёron njё heshtje relative e pafalshme. Nuk janё nostalgjitё pёr regjimet totalitare qё mund ta shpёtojnё botёn. Nuk mund tё jetё as propaganda e partive qё mund ta thellojё njohjen e tё Vёrtetёs mbi tё Keqen Absolute tё shekullit XX. Vetёm arti, me tё gjitha format shprehёse tё tij, do tё mund t’u trasmetojё breznive tё reja tё Vёrtetёn historike, bashkё me tragjedinё e vuajtjes njerёzore tё popujve europianё.

Universi dhe Natyra, misteri i tё Bukurёs dhe drita e Urtёsisё, Paqja si shprehje e Ekuilibrit dhe Harmonisё nuk kanё kombёsi. E dinё mirё artistёt dhe qytetarёt e shquar tё shoqёrisё qё nё aftёsinё krijuese shohin magjinё e Natyrёs dhe, nё njё farё kuptimi, pavdekёsinё e Njeriut . . . . dhe, pёr kёtё bindje fisnike tё tyre, artistёt janё tё parёt qё pёsojnё dhunёn e tё Keqes Absolute.

Ashtё ky sfondi historik i romanit “La Quinta”, nё tё cilin  jam pёrpjekur tё rrёfej tramёn reale e tё papёrshkrueshme tё njё grupi artistёsh qё e vuajtёn fizikisht e shpirtёrisht dhunёn, por pa tradhёtuar aspak bindjet dhe ndjeshmёritё e tyre fisnike. Nga kjo pikёpamje ata janё heronjtё e vёrtetё tё asaj periudhe obskurantiste qё shumё prej sivёllezёrve tanё po harrojnё.

Duke rijetuar kёto ngjarje e kuptoj me hidhёrim qё ashtё e vёshtirё, nё mos e pamundur, tё rindёrtosh pamjen autentike tё jetёve tё fyera e tё pёrçudnuara nga dhuna e totalitarizmit. Kam patur shumё kontakte me miq e njerёz tё njohur, duke filluar nga vitet e para pas rёnies sё murit tё Berlinit. Prej tyre kam kuptuar qё njeriu jeton nё njё farё ankthi jo tё sё kaluarёs, tashmё formalisht tё mbyllur, por tё sё ardhmes. Meditohet pak mbi kohёn e shkuar dhe mbi tё Keqen e pafund tё saj.

Ata qё mbijetuan pas Olokaustit dhe krejt tragjedisё sё viteve ’39-‘45 thuajse janё larguar nga kjo jetё. Brezat e ardhёshme do tё mund ta kuptojnё dhimbjen njerёzore dhe kuptimin mё tё thelle tё asaj tragjedie, edhe nga librat e historisё, por kryesisht nga veprat e artit me letёrsinё nё krye.

Kush ka jetuar vuajtjen, tej pёrmasave tё tolerueshme nga njeriu, hyn nё njё fazё tё pafund meditimesh. Fillimisht, menjёherё pas çlirimit nga e Keqja, jeton njё gjendje gёzimi tё pamasё qё tё pushton e gati gati tё fut frikёn.  Kjo do tё ishte trauma e çlirimit.   Njё traumё qё mё pas i ngjan njё deti tё qetё dhe pёrherё e mё tё thellё. Me kohё lind dhe bёhet e qёndrueshme njё ndjenjё refuzimi ndaj vuajtjes qё ke jetuar. Dhimbja pёr padrejtёsinё e pёsuar shndrrohet nё njё ankth. Vёshtirёsitё ekonomike tё sё kaluarёs dhe pasojat relative kalojnё nё plan tё dytё. Pёr kafshёn uria ashtё shkak i vuajtjes fizike. Pёr  njeriun, pёrkundrazi, urija plagos shpirtin pёr poshtёrimin qё padrejtёsitё absurde i kanё sjellё.

Kur mendon qё drama ka mbaruar, vjen ndriçimi i vёrtetё i vetёdijes. Meditimi tё ndihmon tё kuptosh qё poshtёrimi prej nёnshtrimit total shndrrohet nё njё vuajtje tё pafund.   Atёhere ndjehesh i zhytur nё detin e qetё e tё thellё tё vetёdijes pёr njё jetё tё dhunuar e tё dёshtuar dhe qё nuk ka shёrim pёr kёtё plagё. Pёr kёtё arsye horizonti yt mbetet i errёt dhe shpirti pёrjetёsisht i lёnduar deri sa arrin vdekja.

Njeriu modern, i lodhur nga rutina monotone e jetёs, eviton tё rrёfejё pakёnaqёsitё e ekzistencёs vetjake, refuzon idenё e tё qёnurit keq . . . dhe, me ndihmёn e propagandёs, ndjen mё pak vuajtje, madje, ka ndjesinё e njё lumturie tё trishtuar. Shpesh jeton gjёndjen e njё realiteti virtual tё tjetёrsuar, pa vetedijen e plotё tё ekzistencёs vetjake. Braktisen afeksionet, pasionet, talentet dhe, nё mёnyrё tё paevitueshme, zbehen pamjet mё njerёzore tё ekzistencёs sonё. Kёto rrethana mund tё ushqejnё rritjen spontane dhe latente tё nostalgjive tё sё kaluarёs dhe tё rreziqeve qё ato sjellin. Duhet tё jemi tё vёmendshёm e tё matur. Nё çdo njeri, thoshte Platoni, dremit njё tiran.

      Terni, prill 2018

Kanë thënë për librin

Francesco De Sio Lazzari, Profesor i filosofisё nё  Universitetin Oriental tё Napolit

Data: 12/07/2018

I dashur Alberto,

E pёrpiva me njё frymё dje librin tuaj, qё  mё arriti njё ditё para afatit.

Ke shkruar njё roman tё madh: pёr sensibilitetin, kulturёn qё shpreh dhe nostalgjinё. Lexova “aventurat” e protagonistёve dhe nuk arrij t’i nёnshtrohem idesё qё Shqipёria tё ketё vuajtur aq shumё nёn qeverisjen e Enver Hoxhёs, njё nga regjimet komuniste mё tё urryera, por qё kudo kanё qёnё diktatoriale dhe mizore. Kanё dhunuar jetёn njerёzore duke filluar qё nga rinia e herёshme e saj, kanё vrarё shpresёn . . . dhe pёrse?

Melankolia dominon librin tёnd dhe e pushton tёrёsisht lexuesin. Pёrfundova leximin e librit me kёnaqёsi (pёr bukurinё e tij) dhe me njё melankoli tё thellё (pёr ato qё ti rrёfen). Libri yt ashtё njё homazh i shkёlqyer pёr atё brez tё vuajtur, njё dёshmi intensive dhe shumё e ndjerё nga ana jote. Janё shumё ata qё do tё tё jenё mirёnjohёs.

Tё pёrshendes me mall, Francesco.

———————

Chiara Bertoglio, pianiste, musicologe, autore e shumё librave (Torino), 2.07.2018

Shumё i nderuar Profesor Frashër,

Porsa mbarova leximin e romanit tuaj “La Quinta”, i cili mё  pushtoi tёrёsisht dhe me intesitet. Dёshiroj, me shumё bindje, t’ju pёrgёzoj pёr vёrtetёsinё  e tramёs, tematikat delikate e fondamentale, ndejshmёrinё tuaj ndaj muzikёs, gjuhёs dhe pёrmbajtjes sё saj, pёr finesёn e stilit tё rjedhshёm e tё pasur njёkohёsisht. Falenderimet e mija tё pafund pёr kёtё vepёr, komplimente dhe urime pёr njё sukses tё merituar tё librit tuaj!

Chiara Bertoglio

—————————————-

Tatjana Gjergo, 7 gusht 2018

(Bashkёshortja e piktorit Edison Gjergo)

I nderuar prof. Alberto,

Admirova punёn tuaj nё librin “La Quinta”, u befasova me kulturёn tuaj nё fushёn e muzikёs edhe pse keni studiuar pёr matematikё. Libri juaj ёshtё njё dёshmi e trishtё dhe rёnqethёse e viteve tё dhunёshme tё diktaturёs komuniste e cila ishte futur si metastazё nё shpirtin dhe kulturёn e kombit, nё traditat e nё besimet fetare duke çrrёnjosur cdo gjё tё bukur e qё me mund e sakrifica kombi pati krijuar dhe luftuar nё shekuj pёr t’i mbrojtur si thesare e dёshmi tё kulturёs sё tij. Kjo dёshmi ndjehet thellё nё librin tuaj i cili shpreh qartё sakrificat e artistёve pёr ta pasuruar thesarin kombёtar me kulturёn e pёrparuar botёrore. Libri juaj ёshtё dёshmi i viteve tё errёta tё atij regjimi prej nga populli e Shqipёria dolёn tё gjymtuar nё tё gjitha aspektet, ekonomike, psikologjike e kulturore. U familjarizova pothuaj me tё gjithё personazhet, Fran, Rudina, Naim, Anila, Marin, Donika… nё tё cilёt shikoj rezistencёn pёr ruajtur shpirtin nga metastazat e tё Keqes.

Faleminderit Alberto!!!

Tatjana Gjergo

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.