DEKLARATA E STUDENTËVE, 25 Mars 2001, Göteborg, Suedi

DEKLARATA E STUDENTËVE, 25 Mars 2001, Göteborg, Suedi

Përshtati në shqip: Valbona Nathanaili

HYRJE

Ne, përfaqësuesit e studentëve në Europë, mbledhur në Göteborg, në Konventën e studentëve të Göteborg, nga 22-25 mars 2001, miratojmë deklaratën sa më poshtë mbi të ardhmen e Procesit të Bolonjës. ESIB – Unionet Kombëtare të Studentëve të Europës, kanë qenë dhe janë përfshirë aktivisht në ndërtimin e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë.

Në qershor 1999, ESIB dhe anëtarët e saj, unionet kombëtare të studentëve, i bënë vetes ftesë për të marrë pjesë në takimin e Bolonjës “Zona Europiane e Arsimit të Lartë”. Dy vjet më vonë, në takimin e Pragës, ESIB ishte një referues i rëndësishëm. Njohja në rritje e përfshirjes së studentëve në proces është rezultat i një angazhimi të fuqishëm të studentëve të Europës në promovimin e një cilësie të lartë, të mundshëm dhe të ndryshëm të arsimit të lartë në Europë.

ESIB e sheh procesin e Bolonjës si një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në një Europë pa kufij për qytetarët e saj. Zona Europiane e Arsimit të Lartë duhet të përfshijë të gjithë studentët e Europës mbi baza të barabarta. Krijimi i kësaj hapësire është një përgjegjësi e përbashkët e të gjithë vendeve Europiane dhe duhet të marri në konsideratë diferencat politike dhe social-ekonomike në Europë. Arsyeja e krijimit të një hapësire Europiane të Arsimit të Lartë është përmirësimi i të gjithë sistemeve kombëtare të arsimit të lartë, nëpërmjet përhapjes së praktikave të mira, promovimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet shteteve Europiane.

PASOJA SOCIALE

Edhe pse e Deklarata e Bolonjës vuri në dukje aspektet themelore të dimensionit Europian në arsimin e lartë, ajo nuk arriti të trajtojë pasojat sociale që procesi ka mbi studentët. Arsimi i lartë aftëson studentët të fitojnë aftësi dhe njohuri që ju nevojiten më tej në jetë, si në aspektin personal, ashtu dhe në atë profesional. Kontributet sociale dhe qytetare duhet të jenë të pranishme, në rolin e funksioneve kryesore të institucioneve të arsimit të lartë. Institucionet e arsimit të lartë janë aktorë të rëndësishëm në shoqërinë civile, për rrjedhojë, duhet të përfshihen të gjithë anëtarët e komunitetit të arsimit të lartë. Për këtë arsye, studentët nuk janë konsumatorët e një shërbimi arsimor të tregtueshëm; është përgjegjësia e qeverive të garantojë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të barabarta në arsimin e lartë, pavarësisht përkatësisë së tyre sociale. Kjo do të thotë se studentëve duhet t’u sigurohet financim i përshtatshëm, në formën e granteve të studimit dhe ekzistencës së institucioneve të arsimit të lartë me fonde të mjaftueshme për të ushtruar detyrat e tyre publike.

HAPËSIRA E ARSIMIT TË LARTË

Sikurse pohuam sa më sipër, një arsim i lartë i mundshëm, i një cilësie të lartë, ka një rëndësi të veçantë për një shoqëri Europiane demokratike. Mundësia për t’u ndjekur dhe diversiteti kanë qenë gurët kilometrikë të arsimit Europian dhe do të mbeten të tillë edhe në të ardhmen.

Më tej:

Për t’u siguruar që të gjitha programet e institucioneve të arsimit të lartë janë të krahasueshme dhe të shkëmbyeshme, nevojitet zbatimi i një sistemi kreditesh, bazuar në ngarkesën e punës të studentëve, në të gjithë Europën.

Me synimin për të qenë të sigurt, se kreditet e fituara në vende të ndryshme ose në institucione të ndryshme janë të transferueshme dhe çojnë në njohjen e shkallës së studimit, nevojiten: një kornizë kriteresh, e përbashkët, Europiane, për akreditim; dhe një sistem i pajtueshëm shkallësh studimi.

Për të garantuar dhe përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë, nevojitet një bashkëpunim i fuqishëm Europian ndërmjet sistemeve kombëtare të sigurimit të cilësisë. Akreditimi, duke qenë certifikimi i një programi të dhënë, merr parasysh, ndër kriteret e tjera, edhe procesin e sigurimit të cilësisë dhe duhet të përdoret si një mjet për të promovuar cilësinë.

Një hapësirë Europiane e Arsimit të Lartë që promovon përmirësimin dhe bashkëpunimin kërkon lëvizshmëri fizike të studentëve, stafit mësimdhënës dhe kërkuesve shkencorë. Lëvizshmëria është gjithashtu një mënyrë për të nxitur të kuptuarit e kulturave dhe tolerancën. Pengesa në lëvizshmëri ekzistojnë jo vetëm në botën akademike. Duhet të hiqen pengesat sociale, ekonomike dhe politike. Qeveritë duhet t’u garantojnë studentëve të huaj të njëjtat të drejta ligjore sikurse studentëve të vendit të tyre dhe institucionet e arsimit të lartë duhet të marrin përgjegjësinë për të nxitur studentët për të marrë pjesë në programe lëvizshmërie. Krijimi i një zone të vërtetë Europiane të arsimit të lartë, përshkruar sa më lart, do të çojë në një lëvizje të zgjeruar, me cilësi të lartë dhe do të rrisë tërheqjen ndaj arsimit Europian dhe kërkimit shkencor. Masat e marra në procesin e Bolonjës janë vetëm hapi i parë drejt transparencës. Duhet të inkurajohet dhënia e informatave të përgjithshme. Për të përmirësuar nivelin e informacionit, Europa ka nevojë për një përdorim tërësisht të zbatueshëm të një Shtojce të Diplomës dhe krijimin e një data base lehtësisht të arritshme, ku të gjendet i pasqyruar i gjithë informacioni përkatës i arsimit të lartë.

ROLI I STUDENTËVE

Përfundimisht, duhet të theksojmë se studentët, si partnerë kompetentë, aktivë dhe konstruktivë, duhet të shihen si një forcë udhëheqëse për ndryshim në fushën e arsimit të lartë. Pjesëmarrja e studentëve në Procesin e Bolonjës është një nga hapat kryesorë drejt përfshirjes së përhershme dhe më formale të studentëve në të gjithë nivelet vendimmarrëse dhe forumet e diskutimeve që merren me arsimin e lartë në nivel Europian.

ESIB – Unionet Kombëtare të Studentëve në Europë, duke qenë përfaqësues të studentëve në nivel Europian, duhet të përfshihen në të ardhmen në grupin e vazhdimësisë të deklaratës së Bolonjës.

ESIB – Unionet Kombëtare të Studentëve në Europë, duhet të angazhohen në promovimin dhe përfaqësimin në vazhdimësi të pikëpamjeve të studentëve në nivel Europian.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.