Danimarka dhe shqiptarë të famshëm në Danimarkë

Danimarka: Profil kulturor 

Danezët janë tërësisht të pavarur dhe egalitarë; parapëlqejnë t’i shprehin opinionet e tyre lirisht; janë shumë të edukuar; shqetësohen për cilësinë e jetës dhe mirëqenien sociale; ju pëlqen që gjërat t’i marrin shtruar. Ligji siguron një kujdes shëndetësor shumë bujar për fëmijët dhe njeh kujdesin atëror për foshnjat, gjë që bën që shumë nëna të reja të jenë në gjendje të ndjekin karrierën e tyre në të gjitha nivelet.

Ndonëse pjesa më e madhe e popullsisë i takon besimit evangjelist luterian, feja nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në jetën e përditshme. Në punë nuk u pëlqen autoriteti dhe, po ashtu, nuk kanë dëshirë t’u thuash se çfarë duhet të bëjnë; menazherët shihen më shumë si trajnerë ose fasilitatorë. Meritokracia është shndërruar në normë. Nepotizmi nuk njihet.

Takimet duhet të jenë të organizuar më së miri dhe me axhendë specifike; vijnë të përgatitur me kujdes dhe janë të gatshëm të kontribuojnë në marrjen e vendimeve; gjetja e konsensusit është e rëndësishme.

Punojnë pesë ditë në javë dhe dita e punës fillon në 8-9 të mëngjesit deri në 4.30-5.30 mbasdite. Pjesa më e madhe e kompanive janë të vogla, me jo më shumë se 200 punëtorë. Puna ndahet nga jeta private; nëse ju ftojnë në shtëpi, duhet ta quani si një nder të madh.

Shoqëria daneze vlerëson modestinë, të vërtetën dhe profesionalizmin; shmang salltanetet, por begatia është e dukshme në çdo cep të vendit.

Danimarka dhe Shqipëria, 1938-1939

Në arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, (Viti 1939, Dosja nr. 134), në korrespondencën ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Shqipërisë, Ekrem Libohova, me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Kopenhagen, Danimarkë, Dr. Paul Tvermoes, gjatë periudhës dhjetor 1938 – janar 1939, përshkruhet vizita që kanë bërë në kryeqytetin danez motrat e Mbretit Zog, Lartmadhënitë e tyre Mbretërore, Princeshat Myzejen, Ruhije dhe Maxhide (titujt janë cituar sipas dokumentit original), nga data 20 – 26 nëntor 1938, përfshirë edhe një informacion rreth jehohës që pati në shtypin vendas kjo vizitë.

Shqiptarë të famshëm në Danimarkë – përshtypje, Ambasador Arben Cici

Në Danimarkë e njohin të gjithë, por jo vetëm, pasi fama e tij ka pushtuar gjithë botën. Bëhet fjalë për René Redzepin, shqiptarin e famshëm, pronarin e Restorantit “NOMA” vlerësuar për katër vjet si “Restoranti më i mirë në botë” (2010, 2011, 2012 dhe 2014).

Redzepi është një djalosh i qeshur, i hapur dhe shumë i çiltër, modest për peshën e rëndë të famës, i papërtuar të shpjegojë me doza të theksuara krenarie prejardhjen shqiptare dhe jashtëzakonisht i gatshëm të tregojë për pasionin e tij.

Klientët e restorantit janë, njëkohësisht, edhe miqtë e tij, por kur ka miq shqiptarë, pritja duket se merr nuanca të tjera, më të ngrohta, sepse vetvetiu i shtohen dozat e buzëqeshjes dhe të përzemërsisë.

  • Kam kënaqësinë që jo vetëm kam “bujtur” dhe provuar gatimin e këtij mjeshtri, por edhe të ndaj me lexuesin mbresat e mia, – shprehet Ambasador Cici.

Foto kryesore Photo credit: Arkiva personale, Arben Cici. 2014, Ambasadori Arben Cici në pritjen e dhënë nga Mbretëresha e Danimarkës. Më 12 tetor 2010, Ambasador Arben Cici i paraqet letër-kredencialet Madhërisë së Saj, Mbretëreshës së Danimarkës, si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës.

Foto e dytë: Arben Cici dhe René Redzepi, pronar i restorantit “Noma”

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.