Adonis Poezi Zgjodhi dhe përktheu Atjon Zhiti

Adonis Poezi

Zgjodhi dhe përktheu Atjon Zhiti

ADONIS, poeti më i madh sot i botës arabe, që jeton në kryeqytetin francez, në Paris, ndër më njohurit në botë, kandidat për çmimin Nobel

  • SHKRUAJ

Shkruaj, jam i tmerruar
e çmendem e më tremben
dhe boja me fletët
dhe pyes veten: po shkruaj vërtet a digjem?

  • NË ERRËSIRËN E GJËRAVE

Dua të mbetem
në errësirën e gjërave, në misterin e tyre.
Dua të fundosem te krijimi.
Dua të endem si dyshimi,
si çudia e artit.
Si anonim i dyzuar dhe i paqartë
çdo agim rilind sërisht.

  • UDHËTIMI

Njoh udhëtimin e hidhët, këtë velë
të shqyer në humnerë,
këtë palmë
me degët e copëluara
që vdesin të përungjura mbi trungun e tyre.
Njoh shtëpinë, zjarrin e ekstazës së saj
dhe ngrohtësinë e qosheve të saj.
Por ç’kuptim ka një qëndrim i gjatë,
një bujtje që shpërfill nisjen?

  • PASQYRA

Ja pasqyra jote: një ferr me dyer
dhe shkallina.
Anije gjaku
për Zotin e ferreve, për fëmijët e tij e nipërit
dhe për ardhjen tënde
porteve të fshehura
në argjilin dhe në flakët pa tym.
Tani, në lëkurën tënde rritet
ankthi përvëlues për nisje,
nisja, kjo kërkesë
që as toka as qielli
nuk ta zbulojnë zanafillën.

Foto kryesore: Atjon Zhiti me poetin e njohur Adonis. Atjoni i u njoh me të në Milano, në shtëpinë e mikut të tij, poetit dhe presidentit të PEN Clubi Italian, Sebastiano Grasso.

Foto në krah: Atjoni me poetin Sebastiano Grasso dhe një shoqe të universitetit.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.