Këndime englisht-shqip or Albanian-english reader. Nga Margaret M. Hasluck

Këndime englisht-shqip or Albanian-english reader. Nga Margaret M. Hasluck

Titulli në anglisht “Sixteen Albanian Folk-Stories Collected and translated, with two grammars and vocabularies”, by Margaret M. Hasluck.

Botues: Cambridge, University Press, 1932

Antropologia skoceze Margaret M. Hasluck (1885–1948) ka jetuar në Elbasan nga viti 1926, deri më 1939, ku bleu edhe një shtëpi. Më 1939, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia detyrohet të largohet nga Shqipëria.

Më 1932, Hasluck botoi një përmbledhje përrallash, mbledhur po në zonën e Elbasanit, treguar, në pjesën më të madhe, nga fëmijë dhe shkruar sipas gjuhës së tyre. “Këndime englisht-shqip or Albanian-english reader” u botua nga Cambridge, University Press. Përrallat janë gjithsej 16 dhe, krahas variantit shqip, gjendet edhe ai anglisht. Pjesë e kësaj përmbledhje është edhe një përrallë e rrëfyer nga Lef Nosi, në atë kohë zv. Drejtor i shtypshkronjës së Elbasanit dhe mik i ngushtë i Margaret. Nosi e mbështet “përrallën e tij” në atë të një plake. Më poshtë është përralla e Nosit, përshtatur në gjuhën e sotme. Sigurisht që përralla ka shumë probleme etike dhe merr, herë pas here, edhe dimensione diskriminuese ndaj gruas, por sipas vetë Hasluck (shih parathënien), “përrallat janë një mënyrë e mirë për të mësuar gjuhën e vendit”. Vetë përkthimi anglisht i tyre ka disa mangësi.

Por leximi, sot, i librit shkon përtej synimit fillestar të autorit.

Parathanje

Ky libër i offrohet atyne Shqiptarve që dishërojnë me mësue me folë gjuhën englishte, si dhe atyne Englezve e Amerikanve që dishërojnë me mësues me folë gjuhën shqipe.

Teksti shqip përbáhet prej përrallash të popullit, sepse në çdo vend përrallat janë pranue si nji nga mjetet mȃ të mirë për me mësue me folë nji gjuhë të huejë.

Përrallat janë mbëledhë n’Elbasan, sepse dialekti i këti qyteti ȃsht pranue prej Shtetit si dialekt zyrtar edhe çdo i huej që e mëson ktȇ mund të kuptojë lehtë edhe dialektet e tjerë. Për mbledhjen e ktyne përrallave më ndihmuan zz. Parasqevi Gegnasi, Aleksandër Xhuvani, edhe Dhimitër Paparistja.

Disa terme grammatikale, të cilat édhe nuk janë përdorë po me ate mënyrë prej auktorvet shqiptarë qi kanë botue grammatika, u shtrëngova t’i zavendëzoj me terme latine, të cilat përdoren në gjithë gjuhët europiane përveç greqishtes. Në shum rasa termevet latine u kam vûmë pranë me paranthesë edhe termet e veprës të z. A. Xhuvani, Libri i Gjuhës Shqipe.

Si e huejë, kam pasë nevojë për bashkpunimin e nji Shqiptari, i cili të më ndihmonte në përkthimin e sa mȃ tepër në rendimin e fjalorthëvet edhe në pjesën e grammatikës. Për ktȇ bashkpunim i u drejtova z. Lef Nosi, i cili édhe nuk m’a kurseu, gjȃ për të cilën i falem nderës botënisht.

Përmbajtja

Albanian Alphabet.

Outlines of Albanian Grammar: Introduction/ Accentuation/ Article / Noun / Attributive Article / Adjective / Demonstrative Adjective / Pronoun (I) Personal (II) Possessive (III) Reflexive / Verb (A) Auxilary (B) N-Stems (C) T-Stems (D) Consonantal Stems (other than N and T) (E) Irregullar.

Albanian Texts

“Miu”, nga Fila Vasil Çerekes, 12 vjeç; “Vlera e maces”, nga Mihal Sulkuqi, vjeç 13, “Kokonja”, nga Sherif Suparaku, vjeç 12; “Plaku e Divat”, nga Petrit Suparaku, vjeç 12, “Pipiloja”, nga Hasan Muzhaqi, vjeç 13, “Dreni”, nga zoti Lef Nosi, prej një plake, “Bakçevanxhiu”, “Toklamán Beu”, “Të tri kutijat”.

Përkthimet në anglisht

The Spahi / The Robbers and the Traveller / Kotsamitsi / Chevalier Ahmed / The Parents and the Dervish / The Wild Horses / The Dream.

Fjalurthi Shqip – Englisht

Fjalurthi Englisht – Shqip

“Spahiu”, “Vjédhësit enè udhëtari”, “Kocamici”, “Prindët enè Dervishi”, “Kolt e egër”, “Andrra”.

Albanian – English Vocabulary

English -Albanian Vocabulary

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.